Information

WBC-INCO.NET Project is officially closed. This website is no longer updated.

Please visit the new follow up information platform focusing on Western Balkans: WBC-RTI.info platform.

You will be redirected in seconds unless you cancel this action.

cancel

Koordinimi i Politikave te Kërkimit me Vendet e Ballkanit Perendimor

Other languages: sr en bs de sl sr pt es mk tr it

Vendet e Ballkanit Perëndimor  INCO-NET rrisin  integrimin e Vendeve te Ballkanit Perëndimor (WBC) në  Zonën e Kërkimit Evropian (ERA). Kjo iniciativë është mbështetur nga Komisioni Evropian nëpërmjet Programit Kuadër 7 (FP 7) për Kërkimin dhe Zhvillimin Teknologjik.

Çështja e zgjerimit  në drejtimin të të ashtuquajturave vende të Ballkanit Perëndimor është një çështje me  prioritet të lartë në axhendën politike të Bashkimit Evropian.

Vendet e Ballkanit Perëndimor  INCO-NET po asistohen në zhvillimin e marrëdhënieve midis BE dhe WBC-se në fushën e shkencës dhe teknologjisë (S&T). Përgjatë një periudhe prej 6 vjetësh (2008-2013), projekti mbështet Platformën Drejtuese në Kërkim për vendet e Ballkanit Perëndimor në lehtësimin e bashkëveprimit midis vendeve te Ballkanit Perëndimor, Vendeve Anëtare të BE-se , shteteve të asociuara në Programin Kuadër për KTZH dhe Komisionit Evropian. Është një organ strategjik  I dizenjuar për t’u marrë me çështjet rajonale, multilaterale evropiane të politikave të shkencës dhe teknologjisë dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor WBC. 

Objektivat thelbësore të WBC-INCO.NET janë:

  • të mbështesë  dialogun rajonal në shkencë dhe teknologji (S&T) duke përfituar nga

bashkëveprimi me Platformës Drejtuese për Kërkimin në vendet e Ballkanit Perëndimor,

  • të identifikoje potencialet dhe prioritetet e KTZH-së për të marrë pjesë në FP7  dhe programet e tjera Evropiane  në mënyrë transparente dhe kushte metodologjike të forta.

  • Të nxisë pjesëmarrjen e kërkuesve nga rajoni në projektet Evropiane me interes të përbashkët dhe të përfitojnë nga implementimi i  masave për ngritjen e kapaciteteve të bashkërenduar me aktivitetet e rrjetit.

  • Të analizojë barrierat dhe nevojat për inovacion ne vendet WBC, të shkëmbeje informacionin dhe praktikat më të mira në politikat e inovacionit dhe të përgatisë një Plan Veprimi për bashkëpunim të mëtejshëm të WBC në fushën e inovacionit dhe

  •  Të vendosë një bashkëpunim më të ngushtë midis kërkimit dhe inovacionit, të  forcojë dialogun institucional dhe të mbështesë  trajnimin e grupeve të interesit të inovacionit.

Objektivat do të arrihen në bashkëpunim të ngushtë me Platformën Drejtuese për Kërkim në vendet e Ballkanit Perëndimor. Anëtaret e platformës janë Shtetet Anëtare të BE-se, vendet Kandidate dhe Potenciale për Kandidat, vendet e asociuara ne FP 7 dhe Komisioni Evropian. Takimet zhvillohen 2 herë në vit dhe organizohen nga Presidenca e BE-se ose nga një vend i Ballkanit Perëndimor.

WBC-INCO.NET mbështet këto takime nga ana logjistike dhe bashkëpunon në ndarjen eficente të punës.

Projekti implementon aktivitete te tilla si:

  • vendosja e prioriteteve tematike rajonale ne S&T

  • analiza e mundësive për aksesin në infrastrukture, barrierat në bashkëpunim dhe kuadrin bashkëpunues,

  • analiza e nevojave pre politikat e inovacionit dhe mbështetjes se tij dhe identifikimi I masave politike për të përmirësuar kuadrin e kushteve për inovacion,

  • organizimi I workshopeve trajnuese dhe grupeve të mësimit (për grupet e interesit te inovacionit) në vazhdim të aktiviteteve të tjera mbështetëse dhe sesioneve për rritjen e ndërgjegjësimit.

  • Organizimi I Forumit Dialog për Inovacionin dhe krijimi i Grupit të Ekspertëve të Inovacionit për WBC

  • Mbështetja e Pikave Kombëtarë te Kontaktit dhe Sistemit  Informativ për Kërkim dhe Zhvillim

  • Publikimi I rregullt I broshurave (newsletters), i një gazete dhe informacioni I publikuar në portalin www.wbc-inco.net.

Si kontribuon?

Nëpërmjet portalit www.wbc-inco.net, broshurave dhe raporteve, WBC-INCO.NET, përfshihet në shkëmbimin e informacionit për politikat e bashkëpunimit S&T me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi te hapur të publikojmë eventet tuaja lidhur me këtë pike, për profilin e organizatës tuaj dhe të rejave rreth projekteve , si dhe të  shpërndajë te rejat  dhe dokumentet lidhur me mundësitë e financimit, mundësitë e bashkëpunimit, bursa studimi, çmime, etj. Ne jemi te interesuar për sugjerimet tuaja si të përmirësohen sistemet S&T në rajon; ne do te donim të mësonim rreth praktikave tuaja më të mira për të përmirësuar lidhjet tuaja me komunitetet e kërkimit në rajone të tjera.

Aksesi në platformën tonë është falas dhe i hapur për këdo që është i interesuar ne aktivitetet tona. Me emrin dhe fjalëkalimin tuaj ju mund të keni akses të lirë në bazën tonë të të dhënave.

Apply for an account.

Çdo njeri është i ftuar të përdorë platformën tonë duke dhënë informacionin, p.sh nëpërmjet e-mail ne  office@wbc-inco.net.

 

29 partnere janë pjesëmarrës në konsorcium:

Midis tyre janë ministri te Sh&T, agjenci dhe partnere analitike; me shume informacion mund te gjeni duke klikuar here.

Koordinator:

Qendra për Inovacion Social
ZSI – Austri 

Partnere nga WBC:

Ministria e Edukimit dhe Shkencës
MASH - Shqipëri 

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes
METE- Shqipëri 

Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit
AKTI- Shqipëri

Ministria e Punëve Civile
MCA- Bosnje&Herzegovina

Fondacioni për Arsimin e Larte Shërbimet Universitare Botërore Bosnje&Herzegovina
SUS BiH – Bosnje&Herzegovina

Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve
MZOS - Kroaci

Ivo Instituti Baze I Shkencave Shoqërore
Ivo Pilar – Kroaci

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
MON-MK- Ish Republika e Maqedonisë

Ministria e Ekonomisë
MOE -MK – FYRo Macedonia

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
MPIN – Mali I Zi

Drejtoria për Zhvillimin e Ndërmarrjeve te Vogla dhe te Mesme
DDSME – Mali I ZI

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
MPN - Serbi

Instituti Mihjlo Pupin
MPI - Serbi

Qendra e Arsimit Kosove
KEC – Kosove (ne UNSCR 1244)

Partnere nga BE dhe Vendet e Asociuara

Ministria Federale e Shkencës dhe Kërkimit
BMWF - Austri

Agjencia e Promovimit Austriak të Kërkimit
FFG - Austri

Qendra e Kërkimit të Bashkuar
JRC-IPTS - Belgjike

Shoqata Sllovene e Biznesit dhe Kërkimit
SBRA - Belgjike

Partneriteti Publik&Privat I Kërkimit të Turqisë&Organizatave të Biznesit
TuR&BO-PPP -Belgjike

Ministria e Arsimit, Rinise dhe Shkencës
MES-CRA – Bullgari

Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit
BMBF - Gjermani

Agjencia e Menaxhimit te Projekteve/Zyra Ndërkombëtare e Ministrisë Federale te Arsimit dhe Kërkimit në Qendrën Hapësinore Gjermane
PT-DLR - Gjermani

Sekretariati I Përgjithshëm per Kerkim dhe Teknologji
GSRT - Greqi

Qendra per Kerkim të Evropës Juglindore
SEERC - Greqi

Agjencia për Promovimin e Kërkimit Evropian
APRE - Itali

Universiteti I Kombeve te Bashkuara MERIT, Qendra e Kërkimeve Sociale Ekonomike dhe e Trajnimit për Inovacionin dhe Teknologjinë Maastricht, Universiteti I Maastrichtit 
UNU – MERIT - Holande

Ministria për Arsimin e Larte, Shkencën dhe Teknologjinë
MHEST - Slloveni

Këshilli Shkencor dhe Kërkimit Teknologjik të Turqisë
TUBITAK - Turqi 

 

Kontaktet:

Western Balkan Countries INCO-NET
c/o Centre for Social Innovation (ZSI)
Linke Wienzeile 246
1150 Vienna
Austria
office@wbc-inco.net 

Koordinator Projekti

Ms. Elke Dall
Centre for Social Innovationtel.: +43-1-4950442-62
fax: +43-1-4950442-40
e-mail: coordinator@zsi.at
Website: http://www.wbc-inco.net

 

WBC-INCO.NET është një projekt i bashke financuar nga Programi i Kapaciteteve i Komunitetit Evropian për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, nën Programin Kuadër 7 (FP 7) për Kërkim dhe Zhvillim Teknologjik (2007-2013) (Numri i kontratës: 212029.